Në kuadër të Programit Kombëtar për Punë të Denjë dhe prioriteteve të vëna nga të tre partnerët në këtë program pune, Znj. Anisa Subashi, Zëvëndës Presidente e KSSH zhvilloi një takim me Znj.Maria Jose Chamorro, ILO senior specialists dhe Znj. Zhjlieta Harasani, Koordinatore e ILO-s për Shqipërinë, në zyrat e ILO-s, për të diskutuar mbi bashkëpunimin e përbashkët mbi Konventën 190 të ILO-s “Kundër dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës” planifikimin e aktiviteteve.
KSSH I ka dhënë një rëndësi të veçantë kësaj Konvente dhe çështje dhe pasi ka bërë një fushatë disa vjeçare në fasoneri dhe kompani të sektorit privat në të gjithë Shqipërinë, tashmë këtë fushatë do t ashtrijë edhe në sektorin e Administratës Publike.