Konfederata e Sindikatave solidarizohet dhe mbështet protestën e organizuar sot nga rreth 100 blegtorë të rajonit Jugorë të cilët kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë.!
KSSH kërkon ndërhyrjen e shtetit dhe veçanërisht të ministrisë së linjës që të ulen dhe të negociojnë me blegtorët dhe me fermerët për të krijuar kushte më të mira pune, mundësi për mbështetje reale financiare, dhe ndërhyrje të përgjegjshme të qeverisë dhe parlamentit për rregulla të qarta të funksionimit ligjor të zinxhirit të furnizimit të produkteve bujqësore e blegtorale në të gjithë vendin ,si dhe ruajtjen dhe promovimin e produktit vendas dhe bio nga produktet e eksportit , industriale dhe shpesh të falsifikuara apo produkteve të skaduar.!
Konkretisht , Fermerët kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre shumëvjeçare, mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve, kufizimin e kullotave.
Blegtorët vijnë nga i gjithë Jugu, që nga Konispoli e deri në malësinë e Tepelenës. Ata kërkojnë të merren masa për stabilizimin e çmimit të qumështit. Ata kërkojnë që çmimi i qumështit të deles të shkojë 200 lekë për litër dhe për qumështin e dhisë 150 lekë për litër.
Ata kërkojnë dyfishimin e subvencioneve nga 1200 lekë për krerë në 2400 lekë për krerë.