INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

I gëzofshi pensionet qytetarë shqiptro-italianë.!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë përshëndet firmosjen e marrëveshjes “Për njohjen reciproke të kontributeve shoqërore”, ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.!
Nënshkrimi i kësaj marveshje kurorzon me sukses përpjekjet dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë dhe Social të të dy vendeve. Nga kjo marveshje historike përfitojnë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë🇦🇱 dhe rreth 20,000 shtetas italianë🇮🇹, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë!
Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për:
✅pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar;
✅sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;
✅sigurimin e papunësisë.
Kjo marrëveshje është gjithpërshirëse dhe e shtrirë në pesë degët e sigurimeve shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë.
Hartimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë një kërkesë e vijuar e KSSH drejtuar jo vetëm Sindikatave Italiane , por edhe personaliteteve të ndryshme politike nga i gjith spektri politik të cilët gjejmë rastin ti falënderojmë dhe tju shprehim mirnjohjen tonë dhe të gjith shqiptarëve që jetonë e punojnë në Itali.
KSSH mbështet dhe inkurajon Qeverinë Shqiptare për ta vazhduar me përkushtim negocimin e kësaj marveshje edhe me Greqinë si një domosdoshmëri dhe e drejtë kushtetuese e humane për mijra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek.
Shqipëria ka nënshkruar rreth 15 marrëveshja për njohjen e sigurimeve, duke filluar me Turqinë, në vitin 2005,e duke vijuar me një numër shtetesh të tjera si me Kosovën, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Gjermaninë, etj.
Viva l’ALBANIA🇦🇱🤝🇮🇹Viva l’ITALIA

Share