Njëzëri zgjidhet Kryetar i këtij këshilli Ministri i ri i Financave dhe Ekonomisë Z Ervin Mete , dhe vendimi i parë pas marrjes së kryesimit ishte miratimi i indeksimit të pensioneve.!
Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë penionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë si indeksim të masës së pensionit rritjen në masën 8.6%. për të gjithë kategoritë e pensioneve.
Presidenti i KSSH -së Z.Kol Nikollaj në emër të Sindikalistëve vlersoj punën e bërë për indeksimin vjetor të pensioneve si dhe reformimin tërësor të Sistemit të pagave i cili do vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Por kjo masë do jetë gjysmake nëse nuk do të shoqërohet edhe me një rritje reale të gjithë kategorive të pensioneve. Ky qëndrim u mbështet dhe nga Ministri E.Mete i cili premtoj që së shpejti do ketë zhvillime pozitive , pasi po punohet me bankën botërore dhe struktura financiare ndërkombëtare për tu këshilluar në të gjitha etapat e rritjes pensioneve dhe për të bërë realitet përpjekjet disa vjeçare për rritjen e pensioneve dhe forcimin e stabilizimin e Sistemit të pensioneve në vendin tonë.!