Ne kete takim pune mori pjese sekretari i pergjithshem i Federates se Transportit e Telekomunikacionit prane KSSH Z.Tonin Gjinaj ,kryetari i rinise Z. Ervis Noka ,Kordinatori i Qarkut Lezhe Pjeter Gjinkola ,Gen Pergjini, Kryetari i Sindikates se Portit. Ne kete takim u pritem nga Drejtori i Portit Z. Sander Marashi dhe perfaqesues te grupit te punes se ngritur posacerisht per reformimin e ketij aktiviteti .Duhet theksuar se drejtori i portit garantoi korrektesi ,dhe kritere te sakta e transparente. Z Gjinaj pasi e falenderoi drejtorin per pritjen dhe transparencen e treguar, kerkoi qe reforma duhet te jete sa me transparente sipas kritereve dhe struktures se miratuar dhe sipas Kodit te Punes.Gjithashtu Z. Gjinaj kerkoi bashkepunim me perfaqsuesit e sindikates duke i lene detyre Z Noka per ndjekjen e cdo problematike dhe sjelljen e informacioneve .Duke shpresuar se sa me shpejt te jete e mundur te behet rikonstruksioni i portit per ta vendosur ne eficence te plote dhe sipas marrveshjes me drejtuesit e portit te paret qe do rikthehen ne pune do jene punonjesit e prekur nga reforma!