“Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre, jo për partitë politike”.
Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, në një intervistë për “Special Report” tha se qytetarët shqiptarë nuk protestojnë për të drejtat e tyre. Sipas saj, duhet të rritet ndërgjegjësimi që ata të protestojnë për të drejtat themelore dhe jo për partitë politike.
“Për sa kohë nuk do të rritet ndërgjegjësimi tek shqiptarët dhe nuk do të ngrihemi më për parti politike por për të drejtat tona, nuk do të ketë shumë ecje përpara. Ne padyshim kemi qenë të gatshëm gjithmonë, por kemi marrë shpesh edhe dështime për shkak se punëtorët kanë thënë që do ngrihen dhe nuk kanë dalë, përveç Këshillit sindikal.
Çka unë u kërkoj shqiptarëve është se duhet të rrisni ndërgjegjësimin për t’u ngritur për të drejtat tuaja dhe jo për partinë politike.”, tha Subashi.
Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes se përse nuk kanë dalë në shesh në këtë 1 Maj, ajo tha se shkak është bërë fushata elektorale për të mos pasur keqkuptime dhe se këtë vit kemi dashur që zërin ta bëjmë që të dëgjohet nga të gjithë shqiptarët duke dalë në media dhe shpalosur pikësynime dhe kërkesat tona.
Ajo shtoi se kanë kërkuar që të ketë një reformë totale të pagave, ku të përcaktohet minimumi jetik, bëhet indeksimi i pagave dhe pensioneve çdo dy vjet, të rishihet skema e mbrojtjes sociale dhe një ndër kërkesat ka qënë që të bëhet e detyrueshme me ligj për bizneset një ditë pushim në javë, siç bëhet në botën e zhvilluar, pasi abuzohet me kohën e punës së punonjësve duke mosrespektuar ligjin. Nëse do të shkoni në Bruksel, do të shikoni se në 6 gjysmë të gjithë dyqanet janë mbyllur dhe gjatë fundjavës edhe ato të shërbimeve jetike, si supermarketet e kanë përcaktuar me radhë se kush do të rrijë hapur për shërbim.
Ftojmë të gjithë punonjësit të vijnë të anëtarësohen në Konferedatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe do të përfaqësohen denjësisht.”, shtoi ajo.!