9 Qershor 2021 – Konfederata e Sindikatave te Shqiperise , solidarizohet dhe mbeshtet gazetaret ne kerkesat e tyre

9 Qershor 2021 – Konfederata e Sindikatave te Shqiperise , solidarizohet dhe mbeshtet gazetaret ne kerkesat e tyre

Konfederata e Sindikatave te Shqiperise , solidarizohet dhe mbeshtet gazetaret ne kerkesat e tyre legjitime dhe profesionale per pjesmarrje fizike ne degjesat dhe ndjekjen e punimeve te komisioneve dhe grupeve parlamentare.
KSSH bashkohet me zerin e gazetareve se vendime dhe rregulla te tilla te njeaneshme te vendosura arbitrarisht nga Parlamenti , te nxituara dhe te pa konsultuara me grupet e interesit jane ne kundrarrjedhe te proceseve integruese dhe informuese.
Keto vendime dhe veprime te pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ jane vendime te pa arsyetuara dhe pa argumenta logjike , ne kundershtim me te drejten e informimit si nje e drejte universale.
Keto vendime dhe veprime te njeaneshme , te ndjekjes se politikes se faktit te kryer ne mungese konslultimi , dialogimi e bashkpunimi me gazetaret , sindikatat dhe aktor te tjere social e civil duhen kundershtuar me guxim dhe me force kolektive , me rruge dhe mjete demokratike..prandaj ne sot jemi ne krahe te gazetareve te terrenit . Problemi i tyre eshte problemi yne , eshte problemi i te gjitheve , nevoja per informacion te sakte dhe te drejte eshte nevoje e qensisheme komunitare , sindikale dhe e ter shoqerise.
KSSH i bashkohet qendrimit te Zyres se Komisionit Europian ne Tirane se : Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale.
Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014.