INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

9 Dhjetor 2020 – Takimi katert vjetor i ILO-s

U zhvillua online “Takimi i katërt vjetor i Rrjetit të Mbrojtjes Sociale, Lirisë dhe Drejtësisë për Punëtorët”, i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ku nga KSSH mori pjesë Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë.

Në këtë takim u theksua se sistemet e mirë – hartuara të mbrojtjes sociale janë mjete thelbësore për eliminimin e varfërisë, si dhe faktorë shtytës në nxitjen e punësimit, nxitjen e zhvillimit të aftësive dhe mbështetjen e zhvillimit dhe ekonomik.

Sidoqoftë, edhe me mbrojtjen sociale që është regjistruar si e drejtë njerëzore dekada më parë, ILO ka raportuar se më shumë se gjysma e popullsisë globale nuk është e mbuluar me asnjë lloj skeme të mbrojtjes sociale dhe më pak se 30 përqind gëzojnë mbrojtje të plotë sociale. Përveç mbulimit të ulët të mbrojtjes sociale, pamjaftueshmëria e përfitimeve është një çështje kryesore në shumë vende, duke kompromentuar aftësinë e njerëzve për të jetuar me dinjitet.

Në nivelin ndërkombëtar, ka pasur një angazhim në rritje për të zgjeruar mbrojtjen sociale në vitet e fundit, më së shumti përmes miratimit të Agjendës 2030 të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Qëllimeve; megjithatë, çështja se si duhet të financohen shtrirje të tilla të mbrojtjes sociale dhe kush duhet t’i financojë ato është trajtuar relativisht brenda debateve ndërkombëtare. Shkurtime të konsiderueshme të sistemeve të mbrojtjes sociale janë verejtur, për më tepër, në shumë vende gjatë viteve të fundit, shpesh nën premisën që skema të tilla nuk janë të përballueshme.

Pandemia e COVID-19 sigurisht që ka ndikuar dhe ka pasur inpakt në mbrojtjen sociale universale dhe ka nxjerrë sfidë për të forcuar aksionin e të gjithëve mbi mbrojtjen e të drejtave të punonjësve për të pasur një punë të denjë dhe me mbrojtje sociale dinjitoze, pasi mbrojtja sociale është një e drejtë humane thelbësore dhe Qeveritë duhet të sigurojnë legjitimitetin dhe qëndrueshmërinë e këtyre skemave.

Prevalenca e shtuar e formave jostandarde të punës në disa vende ka kompromentuar ndjeshëm të ardhurat kontribuese për sigurimet shoqërore, pasi punëdhënësit shpesh përjashtohen nga pagimi i kontributeve për disa kategori të punëtorëve, si dhe rriti kërkesën për ndihmë sociale. Mbulimi i mbrojtjes sociale mund të zgjerohet ndjeshëm dhe baza e financimit mund të forcohet duke zvogëluar mundësitë që punëdhënësit të përdorin forma jostandarde të punës dhe duke i bërë punëdhënësit përgjegjës për pagimin e kontributeve të krahasueshme për të gjitha format e kontratave. Për më tepër, pasi punëtorët me të ardhura të ulëta ose punëtorët nën kontrata të pasigurta mund të mos gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e kontributeve të punëtorëve, kontributet e subvencionuara nga punëdhënësit ose qeveria mund të jenë të përshtatshme në disa raste.

Nga ILO u bë një raport i gjithë aksioneve, projekteve dhe fokusit të punës ILO-s në këtë fushë, si dhe duke i lidhur edhe me pandeminë COVID-19.

Share