INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

11 Dhjetor 2020 – Trajnimi ITC/ILO (Anisa Subashi)

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ITC-ILO) Torino, organizoi një trajnim nga datat 07-11 Dhjetor 2020 me synim përforcimin e kapaciteteve të drejtuesve sindikal, të cilët meren me çështjet e grave, për të përmirësuar kapacitetin e sindikatave në Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore për të kuptuar dhe përdorur standardet e reja ndërkombëtare të punës në fushën e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës, përkatësisht C190 – Konventa e Dhunës dhe Ngacmimit, 2019 (Nr. 190) dhe R206 – Rekomandimi i Dhunës dhe Ngacmimit, 2019 (Nr. 206) brenda organizatave të tyre sindikale dhe të zhvillojnë ide për veprim në funksion të promovimit të ratifikimit dhe implementimit të Konventës nr. 190 përmes mobilizimit, lobimit, fushatës dhe aktiviteteve të ngjashme.

Grupi i Përfaqësuesve të Punëtorëve në Organin Qeverisës të ILO-s përzgjodhi Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisëe nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Gjatë këtyre ditëve trajnimi, Znj. Subashi ishte shumë aktive, jo vetëm për çështjet e trajtuara nga ekspertët e përfshirë në këtë trajnim, por edhe duke informuar mbi fushatën e ndërmarrë të KSSH-së në lidhje me Konventën Nr. 190, e cila tashmë ka kaluar fazat e para të kërkësës kundrejt shtetit shqiptar për ratifikimin e Konventës dhe marrjes së përgjigjes pozitive, jo vetëm të vullnetit politik pozitiv për ta ratifikuar, por edhe fillimit të proçedurave të nevojshme para paraqitjes së saj në Parlament. Në 7 Shtator 2019, në Ditën Ndërkombëtare të Punës së Denjë, KSSH ka paraqitur Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kërkesën e parë zyrtare, të pasuar me një kërkësë të dytë në Janar 2020 dhe me kthimin e përgjigjes me shkresë zyrtare nga Ministria për pranimin e kërkesës dhe nisjes së proçedurës. Me kërkesë të KSSH kjo Konventë është futur si çështje diskutimi në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës (organi më i lartë trepalësh) në Qershor 2020, si dhe në Tetor 2020 ku u paraqit edhe një “analizë mbi legjislacionin shqiptar mbi dhunën dhe ngacmimin në punë kundrejt përpuethshmërisë me Konventën 190 të ILO-s:, e pregatitur nga ekspert. Ajo shpjegoi se fushata tashmë është në fazat e lobimit, si edhe dha një informacion të hollësishëm të fazave të tjera gjatë muajve të parë të 2021, një informacion që e paraqiti në ditën e 4 dhe 5, në të cilat trajnimi ishte fokusuar në tematikën e fushatave.

Një vlerësim të veçantë mori edhe video e KSSH-së “KSSH: STOP DHUNËS MBI BAZA GJINORE”: https://youtu.be/H8SjvoRc6Mc , e cila u vlerësua shumë për bërjen e saj me përfshirjen direkt të punonjësve në vendet e tyre të punës në shumë sektore, çka tregon edhe anëtarësinë dhe përfaqësushmërinë reale të KSSH-së, por që do të pasohet edhe nga nje tjetër, sipas përcaktimit në fazat e fushatës së KSSH-së.

Në këtë trajnim u shpjegua se:

Konventa pranon që dhuna dhe ngacmimi në botën e punës “mund të përbëjnë një shkelje ose abuzim të të drejtave të njeriut … (e cila) është një kërcënim për mundësi të barabarta, (dhe) është e papranueshme dhe e papajtueshme me punën e denjë”. Konventa përcakton dhunën dhe ngacmimin si “një lloj sjelljeje dhe praktikash të papranueshme” që “synojnë, rezultojnë ose ka të ngjarë të rezultojnë në dëm fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik”. Ajo mbulon të gjithë ata që punojnë, duke përfshirë praktikantë dhe persona që ushtrojnë detyrat ose autoritetin e një punëdhënësi dhe zbaton sektorët publik dhe privat, ekonominë formale dhe informale, si dhe zonat urbane dhe rurale.

Ajo u kujton shteteve anëtare që ata kanë një përgjegjësi për të promovuar një “mjedis të tolerancës zero” për dhunën dhe ngacmimet.

Cilat janë pikat e forta dhe sfidat e ratifikimit dhe zbatimit të Konventës 190 të ILO-s dhe Rekomandimin e saj 206;

Globalisht, punëtorët po raportojnë se rastet e dhunës dhe ngacmimit janë një tipar në rritje në vendin e punës. Raportet tregojnë se gratë dhe të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Kjo Konventë siguron mundësinë e ndërtimit të një pune të ardhshme bazuar në dinjitetin dhe respektin për të gjithë, pa dhunë dhe ngacmime. Ajo përfaqëson një sfidë të madhe për punëtorët si në mbajtjen e momentit ashtu edhe në promovimin e ngritjes së vetëdijes, përfshirë fushatat e ratifikimit. Sindikatat duhet të përdorin në mënyrë aktive këto ILSin në përpjekjet e tyre të përditshme për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në botën e punës.

Është i rëndësishëm përmirësimi i aftësive të punëtorëve në analizën e politikave dhe avokimin legjislativ për t’i mundësuar ata të dalin me propozime dhe programe politikash të harmonizuara me C190 dhe R206 për paraqitjen dhe shqyrtimin e partnerëve dhe ligjvënësve trepalësh.

Share