29 Maj 2021. Një aksident me pasoje , vdekje ka ndodhur mbreme në minierën e Kromit në Bulqizë.

29 Maj 2021. Një aksident me pasoje , vdekje ka ndodhur mbreme në minierën e Kromit në Bulqizë.

Një aksident me pasoje , vdekje ka ndodhur mbreme në minierën e Kromit në Bulqizë.
Mësohet nga minatoret dhe policia vendore se armatori Eltjon Alla rreth 35 vjec , eshte rrezikuar nga shembja e nje kuadrati armatimi ne nivelin 18 te minjeres dhe një masiv gurësh e ka zënë poshtë duke i marre jetën.
Aksidenti ndohi ne minierën qe administrohet nga Albchrome.Ky lajmi per vdekjes e radhes në punë na ka tronditur thellësisht të gjithëve, sindikalisteve minatorë , kolege te Eltjonit si dhe gjithe komunitetin në Bulqizë.
Aksidentet në punë ne pellgun mineralmbajtes te Bulqizes dhe Martaneshit po bëhen pothuajse risi të përditshme. Ndërsa shteti dhe kompanitë vazhdojnë të luajne me pataten perveluese duke fajsuar viktimat.
Pavarsisht fillimit te reformes ne drejtesi ne sindikalistet dhe punëtorët e minjerave vazhdojme te jemi shpresehumbur per aq kohe sa nuk po merret asnje hetim serioz per aksidentet ne pune. Kjo nuk krijon kushte ligjore dhe teknike per një përmirësim serioz të kushteve të punës.
Konfederata e Sindikatave dhe Federata e Sindikatave te Industrise kërkojmë të mbahet përgjegjësi për këtë tragjedi të radhës.”nga Kompania administruese Albkrom , si dhe nga strukturat pergjegjese shteterore ne zbatim te ligjit dhe evitim te aksidenteve të radhës ne minjerat tona.
Ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Alla , të afërmve miqeve e shokeve të Eltjonit, Urojme ky te jete aksidenti i fundit me humbje jete ne minjerat tona dhe per gjith puntoret shqiptar.