INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

26 Maj 2021, Tiranë. KSSH/QTSSSH dhe Solidarity Center mbi Konventën 190 të ILO

26.05.2021, Tiranë
KSSH/QTSSSH dhe Solidarity Center mbi Konventën 190 të ILO
Nis faza e dytë e fushatës së KSSH-së mbi Konventën 190 të ILO-s. Me mbështetjen e Solidarity Center të AFL-CIO, KSSH-së nëpërmjet Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH) thellon njohuritë duke përcaktuar edhe mënyrën dhe ndarjen e detyrave të grupit të trajnuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë konventë, domosdoshmërinë e raportimeve të dhunës dhe ngacmimeve me bazë gjinore dhe se si do të ndihmohen dhe mbështeten punonjësit. Ky grup i specializuar do të vazhdojë punën e nisur në fazën e parë të fushatës, që do të përfshijë të gjithë rajonet, ndërmarrjet, kompanitë, institucionet shtetërore dhe private në të gjithë Shqipërinë.
Në të njëjtën kohë në këtë trajnim lidershipi i KSSH-së theksoi edhe njëherë faktin se do ta vazhdojë kërkesën për ratifikimin e Konventës 190 të ILO-s nga Parlamemti Shqiptar. Është bërë plani i punës dhe lobimit për arritjen e këtij qëllimi.
Ky aktiviteti ishte organizuar dhe drejtohej në një ndërdhurje midis eksperiencës amerikane dhe asaj të KSSH-së, nga Z. Steven McCain, Drejtuesi i Qendrës së Solidariteti të AFL-CIO (Konfederatës Amerikane të Sindikatave) që mbulon gjithë rajonin tonë dhe është me qendër në Beograd, së bashku me Z. Saša Uzelak, dhe nga ana e KSSH-së, Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH), e trajnuar nga ILO mbi këtë çështje, por jo vetëm, dhe e cila ka qënë implementuesja e fazës së parë të fushatës dhe publikuesja e një botimi për këtë fushatë, botim i cili është bërë për punonjësit anëtarë të KSSH-së në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë sektorët.
Share