INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

29 Korrik 2020 – Kontribut konkret i KSSH-se ne luften ndaj #Covid19.

Ne kuader te bashkepunimit dhe solidaritetit nderkombetar KSSH po punon me miq dhe me partnere nga e gjith bota per shkembim informacioni, shkembim pervojash dhe ndarje eksperiencash, si dhe grumbullime kontribuesh e ndihmash humanitare per tju ardhur ne ndihme sado pak punonjesve te sistemit shendetesor qe vertete jane heronjet e dites dhe ne ballin e luftes pandemike kunder virusit Covid-19.

KSSH, si sindikata nenshkruese e Kontrates Kolektive ne gjith sistemin shendetesor publik po bashkpunon dhe po kerkon nga qeveria vemendje me te shtuar per trjtimin ekonomik te mjekeve dhe infermiereve si dhe sigurimin e permiresimin e kushteve te sigurise e shendetit te tyre ne pune.

Keto dite me interesimin e Presidences Ekzekutive te KSSH, u be e mundur dhurimi i nje sasi te konsiderueshme mjetesh mbrojtese anti-Covid, kryesisht doreza pune te pudrosura, maska profesionale kirurgjikale, termometra dixhital etj. Paisje qe ju dhuruan Spitalit Rajonal Durres, dhe Spitalit Kruje.

Keto paisje u mundesuan nga Fondacioni humanitar “TZU-CHI Foundation” me Seli qendrore ne Taiwan.

KSSH falenderon miqte e saj qe nga Tajvani i larget u solidarizuan dhe po mbeshtesin personelin shendetesor shqiptar.

Presidenti i KSSH, Z. Kol Nikollaj nepermjet nje letre falenderimi falenderoi Fondacionin humanitar TZU-CHI, si dhe personalisht Shefen e Fondacionit TZU-CHI, Znj. Frau Susan CHEN e cila premtoj qe ky bashkepunim do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

Ajo duke falenderuar strukturat e KSSH-se per seriozitetin e bashkepunimit dhe solidaritetin e treguar premtoi edhe nisjen kete jave te nje kontigjenti te dyte ndihmash humanitare, kryesisht karroca invalidesh dhe paisje te tjera per invalidet, te cilat nga ana e KSSH, do te dhurohen Spitaleve Psikiatrike Elbasan dhe Vlore.

#KSSHSOLIDARITET

#TZUCHIFondation

#KSSHpunekonkreteantiCovid19.

Share