INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

28 Prill – Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Në këtë ditë të rëndësishme ndalemi për të reflektuar dhe për të nderuar të gjithë punëmarrësit që kanë humbur jetën apo janë dëmtuar në vendin e punës. 28 Prilli nuk është vetëm një datë në kalendar, por një thirrje ndërgjegjësimi dhe përgjegjësie për të ndërtuar vende pune më të sigurta, më dinjitoze dhe më njerëzore.
Në këtë kuadër, KSSH dhe QTSSSH me mbështetjen e Qendtës së Splidaritetit të AFL organizoi një aktivitet me 60 antarë të FSPISH me temë:
“Prioritetet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në sektorin elektroenergjetik; qasje bashkëkohore për menaxhimin e riskut dhe parandalimin e aksidenteve”
-Anisa Subashi, Zv. Presidente e KSSH dhe Drejtore e QTSSSH theksoi se ky aktivitet sjell në vëmendje jo vetëm sfidat aktuale, por edhe përgjegjësinë e përbashkët për të mbrojtur jetën e çdo punëmarrësi. Sepse pas çdo statistike qëndron një jetë, një familje, një histori që nuk duhet të përsëritet
-Presidenti i KSSH, Kol Nikollaj, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe ngriti shqetësimin për rritjen e aksidenteve fatale, duke kërkuar masa konkrete dhe të menjëhershme.
-Bruna Hylviu, Oficere e Larzë Projekti e Qendrës së Solidaritetit, solli përvojën ndërkombëtare dhe rëndësinë e solidaritetit sindikal përtej kufijve.
-Sofie Karamani, nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacinot, vuri në dukje përpjekjet për harmonizimin e legjislacionit me standardet europiane dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.
-Ledia Gjiridi, përfaqësuese e OST, theksoi se punonjësit e këtij sektori punojnë në kushte të vështira atmosferike, po as sa edhe pune dhe se njeriu është kapitali më i rëndësishëm.
Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe ekspertët:
-Fuat Kushta – mbi sigurinë në sistemin energjetik
-Neshat Zeneli – mbi strategjitë e investimeve në energjinë e pastër.
Diskutimet theksuan se SSHP nuk janë vetëm detyrim ligjor, por një e drejtë themelore njerëzore. Roli i sindikatave mbetet thelbësor në mbrojtjen e kësaj të drejte, përmes dialogut social, kontraktimit kolektiv dhe presionit të vazhdueshëm për zbatim të standardeve.
Share