Një dialog i nivelit të lartë për çështjen e rëndësishme të financimit të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, të organizuar nga OKB Shqipëria, ku pjesëmarrëse ishte edhe KSSH.
Ky aktivitet shënoi kulmimin e një sërë dialogesh dhe ndërhyrjesh të kryera nën një iniciativë më të gjerë shumë partnere, që synonte të adresonte tërësisht aspektet e ndryshme të financimit për zhvillim të qëndrueshëm në vend. Në këtë aktivitet ishin partnerët kryesorë të programeve nga ministritë e linjës së qeverisë, agjencitë e OKB-së, përfaqësuesit e institucioneve të financave vendore dhe ndërkombëtare, KSSH dhe folës dhe ekspertë të tjerë në terren.