INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

25 Qershor 2021. U mblodh Asambleja e Pergjitheshme e Federates Sindikale te Shendetesise ( antare e KSSH).

Tirane , 25 06.2021.
Ne ambjentet e KSSH -se ne Kombinat u mblodh Asambleja e Pergjitheshme e Federates Sindikale te Shendetesise ( antare e KSSH).
Mbledhja filloi me mbajtjen e nje minuti heshtje , per nder dhe ne kujtim te gjithe punonjesve shendetesore qe kan humbur jeten ne krye te detyres ne lufte me pandemine Covid-19.
Sekretari i Pergjithshem i Federates z.Petrit Frangu raportoi ne lidhje me zbatimin e Kontrates Kolektive te Punes te nenshkruar qe ne mars te ketij viti ndermjet Federates Sindikale te Shendetesise ( KSSH) dhe Ministrise se Shendetesise e Miqenies Sociale.
Theksi kryesor u vendos ne kushtet e punes , pages ,shperblimit dhe ato te sigurise e shendetit ne pune kryesisht ne periudhen e #Covid19 ,si dhe tani ne post Covid-19.
Diskutimet u perqendruan edhe ne oponencen qe sindikata duhet ti paraqese qeverise ne lidhje me reformimin e sistemit shendetesor e kryesisht ne projektin e kalimit me vetfinancim te spitaleve rajonale dhe bashkiake.
Asambleja e Pergjitheshme e Federates Sindikale te Shendetesise hartoi nje liste kerkesash te marra nga keshillat sindikale te spitaleve dhe njesive te tjera shendetesore ne varsi te Ministrise Shendetesise dhe pasi i miratoi vendosi tia drejtoje Ministres Manastirliu dhe Kryeministrit Rama qe ato te behen pjese e programit qeverises Rama-3 ne sektorin e shendetesise.
Asambleja e Pergjitheshme vlersoj punen disavjecare te Sekretarit te Pergjithshem Z.Petrit Frangu , si mjaft te sukseseshme dhe rezultative dhe miratoj lirimin nga detyra te tij per arsye shendetesore. Njekohesisht vendosi qe Z.P.Frangu do te vazhdoje ashtu si deri tani te jete pjese aktive e Federates Sindikatave te Shendetesise si dhe e KSSH.ne cilesine e keshilltarit prane ketyre strukturave.
Asambleja e Pergjitheshme e Federates Sindikale te Shendetesise ne permbushje te Statutit te Federates dhe te KSSH-se me votim zgjodhi si Sekretar te Pergjithshem te Federates Sindikatave te Shendetesise Doktorin Gerald Kola , Mjek i semundjeve te brendeshme prane Spitalit te Traumes Tirane
Kordinatore te Rrjetit te Gruas te Federates Znj.Vera Ndoja dhe Kordinator te Rrjetit te Rinise per Federaten Juristin Armando Xhaferri.
Ne mbledhjen e AP te Federates moren pjese edhe Kol Nikollaj President i KSSH. Znj.Anisa Subashi Zv.Presidente e KSSH dhe Z.Hajdar Kanoni Sekretar Organizativ i KSSH.
Share