16 Korrik 2021 FEDERATA E SINDIKATAVE TE SHENDETESISE TAKIM PUNE NE SPITALIN MEMORIAL FIER

16 Korrik 2021 FEDERATA E SINDIKATAVE TE SHENDETESISE TAKIM PUNE NE SPITALIN MEMORIAL FIER

Rregulli, komoditeti,sherbimi cilesor, ky eshte imazhi kryesor qe ofron per cilindo Spitali Memorial Fier. E keto impresione i mer qe ne kontaktin e pare me mjedisin, me sinjalistiken, me sherbimin korrekt te Policia e Mbrojtjes se Objekteve, i thellon ne sportelet e informacionit dhe i konsolidon ne takimin me Drejtoreshen e Spitalit, Rudina Degjoni. Ne kuader te bashkerendimit dhe bashkepunimit me institucionet e shendetit publik, ne funksion te permisimit te kushteve te punes per personelin mjekesor dhe modernizimit te sherbimit shendetesor, KSSH dhe Federata e Shendetesise se Shqiperise, organizuan diten e sotme nje takim pune me drejtoreshen e ketij spitali Rudina Degjoni. Sindikalistet perfaqesoheshin ne takim nga Sekretari i Pergjitheshem e Federates se Shendetesise, Denard Kola, Petrit Frangu Keshilltar i Presidentit te KSSH, Fatos Shkurti, z/Sek. Federates se Shendetesise dhe Rrapo Isufaj Krytar i KSSH, Qarku Fier. Qysh ne krye te heres takimi u karakterizua nga nje gjuhe e ndersjellte mirekuptimi, nga deshira e paleve per bashkepunim. Ndryshe nga disa drejtues problematik, fudull e te pakomunikueshem, pasi “dialogun social” me sindikalistet kerkojne ta shnderrojne ne”monolog social”, Znj. Degjoni u prezantua mjaft komunikuese dhe qytetare. Thjeshtesia e saj, ne funksion te bashkepunimit per persosjen e sherbimit spitalor, na e lehtesoi shume komunikimin dhe e beri shume produktiv.
“Ne s’jemi te perjeteshem ne keto pozicoine. E rendesishme eshte te leme gjurme, te tregojme vlera, te bashkepunojme e japim me te miren per qytetaret dhe stafin mjekesor, – u shpreh ajo. Znj. Degjoni beri nje panorame te hollesishme te punes se deritanishme duke informuar per veshtiresite kryesore me te cilat jane ballafaquar, dhe kapercimin e tyre. Sipas saj, deri ne shfaqien e fizionomise se plote te spitalit, qe do te thote ofrimi i nje sherbimi modern, bashkekohor, me te gjitha paisiet bashkekohore te dignostikimit dhe mjekimit. Procesi do te kaloi ne tre faza,momentalisht jemi ne fazen e dyte te ofrimit te sherbimit dhe ne muajt Gusht- Shtator mendojme te perfundojme fazen e trete dhe perfundimtare, qe do te thote ofrim i te gjitha sherbimeve qe rezervon nje spital bashkekohor dhe modern”,- u shpreh Znj. Degjoni.