Tiziana Kosovari, Zgjidhet Koordinatore e KSSH për Qarkun Durrës.
KSSH vijon procesin e rigjenerimit dhe forcimit të strukturave të saj drejtuese, duke i hapur gjithnjë e më shumë rrugë brezit të ri dhe grave në drejtimin sindikal.
Me kënaqësi njoftojmë se Asambleja Vendore e KSSH per Qarkun Durres zgjodhi Znj. Tiziana Kosovari si Koordinatore e KSSH për Qarkun Durrës.
Tiziana Kosovari është një aktiviste e angazhuar prej vitesh në lëvizjen sindikale dhe pjesë e rrjetit të të rinjve të KSSH. Ajo sjell në këtë detyrë një përvojë të konsoliduar në organizimin kolektiv, drejtimin dhe menaxhimin e fushatave , si dhe një angazhim shumëvjeçar në sindikatën e sektorit të elektroenergjetikës.
E diplomuar në “Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike”Tiziana ka ndërtuar gjatë viteve një profil të fortë si aktiviste dhe drejtuese sindikale. Prej 6 vitesh ajo është e angazhuar në strukturat sindikale vendore të KSSH, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punëmarrësve.
Zgjedhja e saj është një tjetër dëshmi e vullnetit të KSSH për të sjellë në drejtim energji të reja, gra dhe të rinj , duke forcuar demokracinë, përfaqësimin dhe kapacitetet organizative të strukturave tona.
KSSH po konsolidon një “sindikatë moderne të shekullit XXI “, të aftë për t’u përballur me sfidat e reja të botës së punës dhe për të mbrojtur e përfaqësuar me dinjitet, përgjegjshmëri dhe besnikëri punëtorët shqiptarë.
I urojmë Znj. Tiziana Kosovari , suksese në këtë detyrë të re dhe besojmë se përvoja, energjia dhe përkushtimi i saj do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të KSSH dhe të përfaqësimit sindikal në Qarkun Durrës.
Suksese, Tiziana! Për një sindikatë më të fortë, më moderne dhe më pranë punëtorëve!


