INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

10 Shkurt 2023, Berat

Në kuadër të Projektit të ILO-s “Qasje në drejtësi për mosmarrëveshjet e punës përmes ndërmjetësimit dhe pajtimit”, u zhvillua në Berat aktiviteti ‘Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjeve të punës’.
Qëllimi i aktivitetit ishte:
– Informimi në lidhje me mekanizmin e zgjidhjes miqësore të mosmarrëveshjeve të punës.
– Të rrisë kapacitetet e partnerëve socialë dhe zyrave të pajtimit në fushën e bisedimeve kolektive dhe dialogut social, si një instrument i rëndësishëm për parandalimin dhe zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve në punë.
Në këtë aktivitet ishin referues ekspertët:
Prof. Dr. Mariana Semini – mbi mekanizmat shtetëror të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit për mosmarrëveshjet në punë dhe
Dr. Albana Shtylla – mbi Kodin e Punës, bisedimet kolektive dhe rëndësia e rregullimit me anë të kontratës kolektive të mosmarrëveshjeve në punë
KSSH në këtë aktivitet kishte drejtues të saj nga Rajonet Berat dhe Fier.
Ndërmjetësim dhe pajtim, një shërbim që ofrohet falas pranë zyrave të punës për të zgjidhur me mirëkuptim konfliktet kolektive të punës – zgjedhja juaj e parë për zgjidhjen e konflikteve kolektive të punës:
Paqësore
E shpejtë
Konfidenciale
E paanshme
FALAS
Share