INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal, Qarku Vlorë

Në ambientet e Prefekturës u zhvillua mbledhja e Këshillit Konsultativ Trepalësh me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë nga radhët e punëmarrësve/Sindikatave dhe punëdhënësve.
Të pranishëm në takim ishin dhe drejtuesit e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, përfaqësues të sindikatave, përfaqësues të bizneseve si dhe Sekretariati i Këshillit Konsultativ Trepalësh në Prefekturë.
Takimi pati në fokus:
Respektimin dhe përmirësimin e kontratave të punës;
Sfidat e lidhura me punësimin sezonal;
Masat për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së punonjësve.
Takimi shërbeu si një platformë dialogu konstruktiv ndërmjet palëve, me synimin për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të nxitur politika më efektive në tregun e punës në Qarkun e Vlorës.
Share