Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, anëtare e Komitetit Sektorial në Mikpritje dhe Turizëm, mori pjesë në takimin e parë për vitin 2025 të këtij Komiteti Sektorial, të organizuar, si gjithmonë dhe me mjaft profesionalizëm dhe të rregullt, nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK).
Në këtë takim u prezantuan kualifikimet e reja në fushën Mikpritjes dhe Turizmit.
U diskutuan gjetjet e studimit të UNDP Albania mbi “Ndikimi i digjitalizimit në sektorët prioritarë të ekonomisë: energji, TIK dhe turizëm”
U zhvillua procesi i validimit të standardit të profesionit “Menaxher i mesëm në agroturizëm” si dhe validimi i standardit të kualifikimit profesional “Agroturizëm”, niveli IV në KSHK.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin e kualifikimeve në fushën e Mikpritjes dhe Turizmit në Shqipëri.
Pjesëmarrësit gjatë takimit thanë kontribuuesit e tyre nëpërmjet diskutimeve të frytshme dhe angazhimit të tyre!