INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim pune mes Presidentit të KSSH-së dhe Z.Taulant Balla.

Gjatë takimit të Presidentit të KSSH-së me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Z.Taulant Balla u diskutua mbi kërkesat dhe shqetësimet sindikale, veçanërisht për përfshirjen e sindikatave në proceset integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian, si dhe për Projektbuxhetin e Shtetit 2027.
Vlerësuam si një hap pozitiv zhvendosjen e barrës fiskale nga puna drejt kapitalit, si dhe theksuam nevojën për politika më të forta të përfshirjes dhe mbështetjes sociale për punëmarrësit dhe shtresat në nevojë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua reformimit dhe rritjes së transparencës së administratës shtetërore, garantimit ligjor të veprimtarisë sindikale, mbrojtjes së të drejtave të punonjësve dhe përmirësimit të kushteve të punës.
Komunikimi, transparenca dhe bashkëpunimi në partneritetin social janë jo vetëm norma demokratike, por edhe domosdoshmëri për një shoqëri më të drejtë dhe përparimin e proceseve demokratike dhe integruese të vendit.
Share