Me datën 10 Janar 2020 në ambientet e Konfderatës së Sindikatave të Shqipërisë për Qarkun Shkodër u mblodh Asambleja e KSSH-së për këtë qark. Në këtë takim u nalizua situata aktuale ekonomike dhe sociale e punonjesve dhe u percakton detyrat e per vitin 2020.
Shyqyri Dibra, Kordinator i KSSH për Qarkun Shkodër në fjalën e tij paraqiti gjendjen e sindikatave në Qarkun Shkodër, problemet që ekzistojnë, dhe punën ëe duhet të bëjnë të gjitha strukturat e KSSH për të patur arritje më të mira në shërbim të interesave të punëmarrësve në Qarkun Shkodër.
Ky ishte takimi i parë për vitin 2020 dhe konstatoi në problematikat e dala në çdo sektor dhe objektivat e saj për vitin aktual.
Takim u realizua me prezencën e përfaqësisë kryesore të KSSH: Presidentin Z. Kol Nikollaj, Zëvendës presidenten Znj. Anisa Subashi, Sekretarin organizativ Z. Hajdar Kanani, Sekretarin e përgjithshëm të shëndetësisë Z. Petrit Frangu.
Në mbledhje u diskutua për detyrat që dalin pas zhvillimit të punimeve të Kongresit të 6 të të KSSH në muajin nëntor 2019.
Gjithashtu u diskutua rreth problemeve kryesore qe kanë sindikatat në Qarkun e Shkodrës.
Nga secili Kryetar i seksioneve të Keshillave sindikale të Qarkut Shkodër, që morën pjesë në mbledhje, u analizua situata aktuale. Z. Kol Nikollaj shprehu mbështetje dhe gadishmërin për gjetjen e rrugëzgjidhjeve për secilin sektor.