INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i strukturave drejtuese të KSSH në Elbasan

Me datën 17 Janar 2020 u mblodh  Asambleja e KSSH-së për qarkun Elbasan. Ky ishte takimi i parë për vitin 2020 dhe konstatoi në problematikat e dala në çdo sektor dhe objektivat e saj për vitin aktual.
Takim u realizua me prezencën e përfaqësisë kryesore të KSSH: Presidentin Z. Kol Nikollaj, Zëvendës presidenten Znj. Anisa Subashi, Sekretarin organizativ Z. Hajdar Kanani, Sekretarin e përgjithshëm të shëndetësisë Z. Petrit Frangu, Drejtues i rrjetit të pensionisteve Z. Ferit Duka, etj.

Znj. Blerina Borici, Kordinatore e KSSH për Qarkun Elbasan në fjalën e saj paraqiti situaten social ekonomike dhe gjendjen e sindikatave në Qarkun Elbasan, problemet që ekzistojnë, dhe punën ëe duhet të bëjnë të gjitha strukturat e KSSH për të patur arritje më të mira në shërbim të interesave të punëmarrësve në Qarkun Elbasan.

Në mbledhje u diskutua për detyrat që dalin pas zhvillimit të punimeve të Kongresit të 6 të të KSSH në muajin nëntor 2019.

Gjithashtu u diskutua rreth problemeve kryesore qe kanë sindikatat në Qarkun e Elbasanit.

Nga secili Kryetar i seksioneve të Keshillave sindikale të Qarkut Elbasan, që morën pjesë në mbledhje,  u  analizua situata aktuale.  Z.Kol Nikollaj shprehu mbështetje dhe gadishmërin për gjetjen e rrugëzgjidhjeve për secilin sektor.

Share