INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim dypalësh ETUC – KSSH

Në Zyrat Qëndrore të #KSSH Presidenca Ekzekutive e KSSH-së, kryesuar nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, zhvilluan një takim dypalësh në kuadër të një misioni që Konfederata Europiane e Sindikatave #ETUC ka ndërmarrë për anëtarësimin e KSSH-së në strukturat e saj, të përfaqësuar nga Z. Józef Niemiec, Këshilltar Special i ETUC, Z. Salvatore Marra, nga Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punonjësve #CGIL , Giuseppe Iuliano, nga Konfederata Sindikale Italiane e Punonjësve #CISL.
Z. Nikollaj së pari falenderoi me mirënjohje kolegët e ETUC dhe nëpërmjet tyre Sekretaren e Përgjithshme të ETUC, Znj. Esther Lynch, si dhe gjithë kolegët e Këshillit të Përgjithshëm të ETUC që morën në konsideratë kërkesën e KSSH-së, të paraqitur zyrtarisht, por edhe gjatë Kongresit të ITUC në takime dypalëshe të shumta të zhvilluara dhe që në një kohë të shpejtë, pavarësisht ngarkesave të tyre të shumta, arritën të organizonin këtë mision për të diskutuar mbi jetën Sindikale Konfederative në Shqipëri, ku anëtarët e Presidencës Ekzekutive të KSSH-së informuan mbi:
reformat në KSSH që kanë çuar në konsolidimin organizativ dhe financiar, me struktura të qarta, bazuar në kritere gjithëpërfshirëse dhe gjithë-përfaqësuese, me standartet më të mira demokratike, të afta për të siguruar një përfaqësim dinjitoz duke promovuar dhe mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe interesat e punëmarrësve, dhe të qytetarëve Shqiptarë. Kjo me synim mbrojtjen dhe përfaqësimin kolektiv të punëmarrësve duke rritur fuqinë dhe përmirësuar imazhin e autoritetin publik të KSSH dhe Federatave anëtare të saj.
Frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit si brenda KSSH, por edhe hapja e sindikatës ndaj publikut, politikës dhe shoqërisë civile, e parë në një koncept më të gjerë se zgjerimi, por edhe ndërveprimi me shoqërinë, si dhe forcimi i dimensionit social.
Federat, përbërjen, funksionimin, punën e tyre, kontratat kolektive, çështjet dhe problematikat që hasin çdo ditë në punën e tyre, si dhe prioritetet që udhëheqin punën dhe aksionin sindikal duke theksuar ndihmën që KSSH ka dhënë dhe jep sa herë ngrihen çështje që kanë nevojë për mbështetje dhe ekspertizë.
Prioritetet e punës së KSSH-së, të cilat padyshim udhëhiqen nga Rezolutat e miratuara në Kongresin e 6-të të KSSH-së, dhe jo vetëm, si:
1.Siguria dhe Shëndeti në punë
2.Barazia gjinore, eliminimi I dhunës dhe ngacmimit, etj.
3. Përcaktimi i minimumit jetik dhe ngritja e pagës minimale
4.Proçesi i Integrimit Europian të Shqipërisë
Etj.
Hapja e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE edhe KSSH e ka bërë një faktor civil të rëndësishëm në këto procese. KSSH është aktive dhe po jep gjith kontributin, eksperiencën dhe mbështetjen e saj si pjesëmarrëse në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europjan dhe pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrim Europian të vendit tonë. KSSH ka aplikuar dhe eshtë pjesëmarrëse në tryezat e kësaj platforme si dhe në grupet negociuse për shumë kapituj, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e punësimit, lirive e të drejtave themelore të njeriut, lëvizjen e qarkullimin e lirë të mallrave e puntorëve, mbrojtjen e konsumatorit, përafrimit ligjor, çështjeve sociale dhe shëndetësisë, edukimit, informimit, mjedisit, tregtisë etj.
Misioni i ETUC e vlersoi shumë pozitiv aktivitetin e KSSH-së në proçeset integruese dhe u dakordësua se antarsimi i KSSH në ETUC do ndihmonte direkt këtë çështje jo vetëm me shkëmbim informacioni e përvojash, por direkt në forcim kapacitetesh ideore, profesionale dhe humane. Kjo do ofrojë njohuri më të thelluara teorike dhe praktike në politikat dhe legjislacionin e BE, përafrimin e legjislacionit tonë kombëtar me të dhe zhvillim më të shpejtë , më profesional dhe të suksesshëm të negociatave të antarsimit të Shqipërisë në BE.
Ishte nder për KSSH që mori dhe ftesë zyrtare për të qënë pjesëmarrëse në Kongresin e 15 të ETUC, i cili do zhvillojë punimet më 23-26 Maj 2023 në Berlin, Kongres i cili zyrtarizon në mënyrë përfundimtare antarsimet e reja në ITUC.
Share