INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim institucional ndërmjet PS-së dhe KSSH-së.

Presidenti i KSSH-së, Z. Kol Nikollaj dhe anëtarët e Presidencës Ekzekutive të KSSH-së zhvilluam një takim pune me Z. Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i PS, Znj. Anila Denaj Sekretare për Shoqërinë Civile dhe grupimet e Interesit dhe Z. Eridian Salianji Sekretar për Çështjet zgjedhore ne PS. Tematika e diskutimit u përqëndrua mbi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Partisë Socialiste dhe KSSH-së, me fokus primar mbrojtjen e interesit të punëtorëve në sektorët kyç të ekonomisë.
Gjatë takimit u diskutuan dhe paraqitëm kërkesat dhe problemet që KSSH mendon që është e rëndësishme që të kenë një vëmendje dhe adresim të duhur, ku ndër to ishin: në lidhje me një organizim dhe funksionim më efiçent i pushtetit vendor, plotësimet ligjore për ngritjen dhe funksionimin e këshillillave vendorë social – ekonomik, përmirësimi dhe rritja e efikasitetit të shërbimeve publike, veçanërisht në fushat e arsimit, shendetësisë, të transportit publik, të zhvillimit urban, në drejtim të kontrollit të territorit, përmirësimi i furnizimit me cilësi, sasi dhe efiçencë e ujësjellësve, efiçencë të shërbimeve sociale , pastrimit territorit dhe ruajtjen e ambientit. Vend të veçantë iu kushtua çështjes së rritjes së pagës minimale dhe pagave në tërësi, si dhe reformës së skemës së pensioneve duke futur dhe dy kolonat e pensioneve private suplementare dhe rritjen e pensioneve ekzistuese dhe mundësinë e dhënies në pranverë dhe të një pakete tjetër sociale për pensionistet dhe qytetarët me të ardhura të pakta ekonomike, etj.
Lidershipi i KSSH-së shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunimin për çështje që KSSH ndër vite ka adresuar tek PS dhe qeverisja e saj duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e marrë dhe zgjidhjen e duhur, si taksimi i drejtë dhe progresiv, rritja e pagës minimale, vaksinimi masiv dhe i shpejtë i popullatës me vaksinat e Covid-1, reformimi i skemës së pensioneve, futja për herë të parë e pensionit social, përmirësimi dhe reformimi i shërbimit social shtetëror, etj., kërkesa të KSSH këto, të paraqitur në vijimsi gjatë punës për realizimin e programit të PS në 2013 e në vijimësi në qeverisjen e vendit tonë.
Vënd të veçantë në takim zuri ratifikimi nga Shqipëria i Konventës 190 të Organizatës Botërore të Punës (ILO), për të cilën vetë Kryeministri Z. Rama u angazhua që në nisjen deri në përfundimin e proçesit me miratimin e Konventës., etj.
Përfaqësuesit e KSSH-së kërkuan sekretariatit të PS-së që syprimimi i Ministrisë së Punës ka sjellë anomali në tregun e punës, informalitetin në punë, sigurinë dhe shëndetin në punë e sidomos në problematikat që jan krijuar nga emigrimi masiv i punonjësve të rinj apo të kualifikuar për jashtë vendit.
Miratimi i një pakete ligjore për organizimin dhe funksionimin sindikal, Kontraktimin kolektiv dhe zgjidhjen miqësore të mosmarveshjeve kolektive të punës u kërkua me insistim nga drejtuesit e KSSH.
KSSH i kërkoi Sekretariatit të PS që në listat e këshilltarëve të përfshihen edhe drejtues dhe aktivistë sindikale me qëllim që në këshillat bashkiakë të dëgjohet edhe zëri i punëtorëve krahas qytetarëve të tjerë.
Sindikalistët informuan se janë regjistruar në Komisionin Zgjedhor dhe kanë vendosur komunikim me OSBE-ODIR për të qenë organizatë vëzhguese e zgjedhjeve vendore në të gjithë territorin e vendit.
Drejtuesit e KSSH përcollën vendimmarrjen kolegjiale të kësaj Sindikate se ashtu siç e ka mbështetur Partinë Socialiste në të gjitha sipërmarrjet me aspekt social, do të vazhdojë ta mbështesë atë për të gjithë nismat ku fokusi i tyre janë përmirësimi i jetës së punonjësve dhe arritja e një jete dinjitoze për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Share