INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

20.04.2023 – Tiranë

U zhvillua mbledhja e parë e këtij viti e Këshillit Kombëtar të Punës ku u diskutuam një sërë çështjesh të rëndësishme, si:
Konsultimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që vjen në vijim të rritjes së pagës minimale dhe asaj maksimale për efekt të kontributeve.
Me propozim të Z. Kol Nikollaj, President i KSSH mundësinë e reformimit tërësor të pagave si një fushatë bashkëpunuese trepalëshe, si domosdoshmëri për qëndrueshmëri dhe stabilitet ekonomik, miratim I një ligji/vendimi për indeksim vjetor të pagave dhe pensioneve maksimumi çdo 2 vjet, rritje graduale të pagës minimale, shpalljen e minimumit jetik, përshtatje të skemave të mbrojtjes sociale, rritje e produktivitetit dhe efektivitetit në punë, përcaktimi real I çmimit të punës nëpërmjet edhe investimeve në kapitalin njerëzor dhe atë Industrial, mundësinë e një page në bazë të profesioneve etj.
Mundësia e rritjes së pagës mesatare në sektorin privat, i cili mundëson një shpërblim të drejtë në raport me punën dhe kontributin e gjithsecilit.
Rekomandime të dhëna nga Organizata Botërore e Punës/ ILO për përmirësimin e politikave për zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve në punë dhe hartimin e një plani konkret veprimi.
Share