INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Seminar me anëtarë të Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH, anëtare e KSSH-së, punonjës nga të gjithë sektorët e Bashkia MIRDITE

Në këtë seminar ishin Z. Kol Nikollaj, President i KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise , Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e KSSH-Federata Sindikatave Administrates Publike e Sherb.Civil Shqiperise – FSAPSHCSH, ndërmjet të cilave FSAPSHCSH dhe Bashkisë Mirditë ka kontratë Kolektive Pune, Z. Agustin Gjikolaj, Kryetar i KSSH për Mirditën, Znj. Zhulieta Sina Harasani, Koordinatorja Rajonale e ILO për Shqipërinë dhe Prof. Dr. Arta Mandro Eksperte e Lartë e ILO-s për këtë projekt, si dhe përfaqësues nga Bashkia dhe Këshilli Bashkiak për të adresuar këtë çështje në të gjitha nivelet e Bashkisë.
 Z. Artur Lazri, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Mirditë, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë për këtë shërbim të ofruar nga KSSH / FSAPSHCSH në interes të punonjësve të Bashkisë, për një mjedis pune të qetë, miqësor, etik dhe profesional, për ngritjen e një grupi pune mbi çështjen që mbulon C 190, por gjithashtu edhe për të gjitha çështjet që do të adresohen nga Sindikata në mbrojtje të interesave të punonjësve të Bashkisë Mirditë. Ai vlerësoi FSAPSHCSH, si edhe punonjësit për angazhimin dhe përkushtimin për të bashkëpunuar duke adresuar në kohë çdo çështje të tyre, duke bërë të mundur një ndërlidhje efikase midis Sindikatës dhe Drejtuesve të Bashkisë.
 Z. Kol Nikollaj, në emër të KSSH, por edhe të FSAPSHCSH falenderoi punonjësit e Bashkisë Mirditë që jo vetëm janë bërë pjesë e FSAPSHCSH, por edhe kanë shprehur gatishmërinë për të qënë pjesë aktive duke theksuar se do të kenë mbështetjen e plotë të KSSH-së FSAPSHCSH për çdo çështje që ata do të adresojnë, duke qënëbpërfaqësues dinjitoz të tyre.
 Znj. Harasani theksoi se  ILO do të vijojë mbështetjen teknike për KSSH në zbatimin e nismave që mundësojnë mjedise pune të shëndetshme për punonjësit e bashkive dhe për pasojë, shërbime më cilësore nga ana e tyre për komunitetin.
Më tej, seminari vazhdoi me dy lektoret, ku:
 Znj. Anisa Subashi, informoi mbi ILO, instrumentat ligjore që ajo ka, Konventën 190, punën e bërë gjatë gjithë procesit të tij, jo vetëm nga KSSH, por edhe ITUC e cila ngriti një fushatë Ndërkombëtare, ku përfshiu të gjithë organizatat anëtare të saj, si dhe punën e bërë nga KSSH për ratifikimin nga Parlamenti Shqiptar, duke nisur që me shkresën e parë të dërguar Kryeministrit Rama me 7 Tetor 2019 dhe deri në miratimin e tij, botimin e bërë nga KSSH mbi C 190, etj.
 Prof. Dr. Arta Mandro, Eksperte e Lartë e ILO-s u thellua nga ana juridike mbi Konventën 190, duke e bërë edhe ndërvepruese me pjesëmarrësit, si edhe me shembuj konkretë.
Gjatë seminarit lektoret bënë edhe punë grupi të ndryshme, duke e bërë seminarin edhe ndërveprues, por edhe për të marë informacion nga punonjitësit mbi çështjet e trajtuara.
Share