INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

President i KSSH dhe Drejtore e ILO DWT ILO/CO Budapest

Z.Kol Nikollaj, Presidenti i KSSH u đŸ€ takua me Znj. Claire Harasty, Drejtore e ILO DWT/CO Budapest, e cila sapo Ă«shtĂ« emĂ«ruar nĂ« kĂ«tĂ« funksion tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« udhĂ«heqjen e ILO-s.
Z.Nikollaj e uroi Znj.Claire Harasty për detyrën e re dhe i uroj mirëseardhjen në Shqipëri si fillim i mbarë. Ai e njohu atë me situatën ekonomike dhe sociale që po kalojnë puntorët dhe qytetarët shqiptarë, si dhe shpalosi qëndrimet e KSSH-së në lidhje me përballimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve sidomos tani edhe në kuadër të proceseve integruese ku po kalon vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit Përendimor. Mungesa e sundimit të ligjit dhe vakanca në ligjislacionin kombëtar për organizimin sindikal, Kontraktimin kolektiv dhe zgjidhjen miqësore të konflikteve në punë ishte temë diskutimi si sfidë e sindikatave të vërteta dhe të reformuara.
Biseda u përqëndrua në kontributin sindikal të KSSH-së në lidhje me zhvillimin e dialogut social, i cili tashmë është stopuar dhe në disa sektorë po bën hapa mbrapa, si dhe në reformat e pagave e pensioneve, rritja e pagës minimale, shëndeti dhe siguria në vendet e punës, integrimi i standardeve të Konventës së ILO-s, C190, etj.
Presidenti i KSSH-së e informoi edhe për mungesën e interesit nga pala e qeverisë dhe punëdhënësve në lidhje me zbatimin e Programit Vendor për Punë të Denjë 2023-2026, të nënshkruar nga të tre partnerët dhe të monitoruar nga ILO.
Znj. Claire Harasty vlersoj kontributin kombëtar dhe atë ndërkombëtar që KSSH po jep si një aktor i rëndësishëm social si dhe premtoi që ILO vazhdimisht do mbështesë sindikatat në vështirësitë që u janë krijuar duke sugjeruar dhe kërkuar qeverisë zbatimin korrekt të legjislacionit dhe konventave të ILO-s dhe bashkëpunimin ndërmjet të tre aktorëve dhe krijimin e hapësirave të nevojshme të punës dhe aktivitetit sindikal.
Share