INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Znj Anisa Subashi, Zëvëndës Presidentja e KSSH-së zgjidhet Zëvendës Presidente e Këshillit Rajonal Pan Evropian PERC/ITUC në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të tij

Znj. Subashi me një karrierë mbi 20 vjeçare në lëvizjen sindikaliste, e angazhuar veçanërisht në fushën e Trajnimit dhe edukimit sindikal si drejtuese nëQendrën e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale, ajo jo vetëm si një trajnere e afirmuar në fushën sindikale, por dhe një përfaqësuese dinjitoze e punonjëse në kontraktimin kolektiv, në zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës, në organizimin dhe drejtimin e shumë fushatave për rekrutimin e antarsisë, barazinë gjinore, pagave të denja, sigurisë në punë,forcimin e kapaciteteve të sindikatave e garantimin e avokatisë ligjore të punonjësve shqiptar.
Ajo ka kryer studimet e larta për Ekonomi në vitin 2003 dhe më pas edhe për Drejtësi në vitin 2017, flet disa gjuhë të huaja, është e trajnuar nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në marrëdhëniet e punës, të ekonomisë së tregut, të pagave dhe komentimin e implementimi i konventave ndërkombëtare të ILO-s.
Eshtë përfaqësuese e KSSH në komisionet e posaçme të Negocimit të integrimit europian të vendit tonë.
Që nga viti 2016 ajo është zgjedhur Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe përfaqëson denjësisht KSSH-së brenda dhe jashtë vendit, është anëtare E Këshillit Kombëtar të Punës, Anëtare e Këshillit Konsultativ të AKPA dhe në mjaft strukturave të tjera të partneritetit social brëna dhe jashtë vendit duke përfaqësuar denjësisht jo vetëm KSSH,por të gjithë punëmarrësit shqiptar.
Në fjalën e saj sot në Asamblenë e Përgjithshme të PERC ajo theksoi se prioriteti i punës së saj në PERC është garantimi i një uniteti dhe solidariteti ndërsindikal si dhe përfaqësimi dinjitoz jo vetëm i KSSH-së, por i gjithë punëmarrësve të Shqipërisë dhe sidomos të rajonit të Ballkanit si një e tërë në çështje që lidhin së bashku me ato që sot ngrenë dhe ITUC e ETUC, si paga dinjitoze, jo politikave të kursimit, etj.,si dhe me qëllim demokratizimin e organizatave sindikale dhe Acquis Communautaire në bashkpunim të ngushtë me EESC e Zyrën e delegacionit të BE në Tiranë.
Share