INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Mbledhja e 24 e Komitetit Ekzekutiv të PERC në Bruksel!

19 nëntor 2026, Bruksel, Belgjikë – Mbledhja e 24 e Komitetit Ekzekutiv të PERC në Bruksel!
Dirida Nikollaj, Presidente e Komitetit Rinor të PERC dhe Koordinatore e Rrjetit Rinor të KSSH-së, mori pjesë në mbledhjeb e 24 e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Rajonal Pan-Europian të Sindikatave (PERC).
Takimi u hap nga Esther Lynch, Sekretare e Përgjithshme e Konfederatës Europiane të Sindikatave (ETUC), ndërsa në vijim u trajtuan zhvillimet kryesore të lëvizjes sindikale europiane dhe ndërkombëtare.
Ndër çështjet kryesore të axhendës ishin:
  • Dialogu social në nivel kombëtar: Prezantimi i rezultateve të anketimit të PERC mbi aktorët e dialogut social;
  • Paqja, siguria dhe qëndrueshmëria: Prezantimi i raportit mbi sigurinë e përbashkët europiane nga Oscar Ernerot, përfaqësues i Qendrës Ndërkombëtare Olof Palme, si dhe trajtimi i axhendës së ITUC për vitin 2027;
  • Prioritetet ndërkombëtare sindikale: dhe përgatitjet për Kongresin e 7-të Botëror të ITUC në vitin 2027;
  • Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe mbrojtja shoqërore;
  • Plani i veprimit të PERC për vitin 2027;
  • Komiteti i Grave i PERC: Raportimi mbi aktivitetet dhe planin e veprimit për periudhën në vijim;
  • Komiteti Rinor i PERC: Raportimi mbi aktivitetet dhe prioritetet strategjike për mandatin 2026–2028;
  • Veprimtaria dhe financat e PERC.
Dirida Nikollaj, në cilësinë e Presidentes së Komitetit Rinor të PERC, prezantoi raportin e Komitetit Rinor, duke pasqyruar aktivitetet e zhvilluara gjatë vitit 2026, rezultatet e Konferencës së 9-të Rinore të PERC, si dhe prioritetet e Komitetit të ri për mandatin 2026–2028.
Në fokus të raportimit ishin:
–  Fuqizimi i përfaqësimit të të rinjve në strukturat drejtuese dhe proceset vendimmarrëse sindikale.
–  Zhvillimi i lidershipit rinor dhe nxitja e organizimit sindikal të punëtorëve të rinj.
–  Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në ekonominë e platformave digjitale dhe përballë zhvillimeve të inteligjencës artificiale.
– Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar,
Pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimmarrjen sindikale.
Share