Gjatë tre ditëve të fundit kemi parë një përshkallëzim të rrezikshëm të dhunës në Rripin e Gazës. Pas sulmit të befasishëm të së shtunës nga Hamasi, i cili vazhdoi të lëshonte raketa mbi qytetet izraelite për ditët në vijim, pasoi reagimi i Izraelit, duke iu përgjigjur zjarrit ajror dhe manovrave tokësore.
Përleshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar mbi 1100 vdekje mes izraelitëve dhe palestinezëve, më shumë se 123 mijë persona janë zhvendosur dhe Hamasi ka marrë pengje rreth 100 izraelitë. Si në çdo konflikt ushtarak , çmimin më të lartë e paguan popullata civile.
KSSH dhe gjithë puntorët e qytetarët Shqiptarë , shpresojmë, që një zgjidhje paqësore dhe e drejtë të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur , dhe me sa më pak humbje jetësh njerëzore, për t’i dhënë fund një konflikti të ashpër që ka zgjatur për mbi 70 vjet.!
Ne bashkohemi me fjalët e kolegut tonë Wael Natheef, sekretar i përgjithshëm i sindikatës PGFTU , i cili u shpreh se:
“Shpresojmë se do të arrihet një paqe e drejtë dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që popujt e rajonit të jetojnë në paqe dhe stabilitet”.!