INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

ITUSA 2026 – Dita 7.

Dita e 7-të e trajnimit ITUSA 2026 – Vienna Young Leaders.
Dirida Nikollaj, Koordinatorja e Rinisë për projektin LRDR vijoi përfaqësimin e KSSH në një ditë të fokusuar në zhvillimin e ideve në plane konkrete veprimi dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë sesioneve të paradites, pjesëmarrësit:
1- prezantuan fushatat personale dhe morën feedback për to;
2- punuan në grupe për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre planeve;
3- ndoqën një sesion të zhvilluar nga Maddy (ITUSA Alumni 2023) mbi rëndësinë e mirëqenies personale dhe të ekipit si një element kyç i lidershipit efektiv.
Më pas ishte vizita në Dhomën e Punës së Austrisë (AK), ku pjesëmarrësit zhvilluan workshope mbi legjislacionin e ri të BE-së për zinxhirët e furnizimit, rëndësinë e rrjeteve ndërkombëtare sindikale dhe politikat për një globalizim më të drejtë.
Një tjetër ditë e vlefshme mësimi, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash për forcimin e lëvizjes sindikale.
Share