Dita e 6-të e trajnimit ITUSA 2026 – Vienna Young Leaders.
Dirida Nikollaj, Koordinatorja e Rinisë për projektin LRDR, vijoi përfaqësimin e KSSH në një ditë që ndërthurte zhvillimin profesional me bashkëpunimin ndërkombëtar. 
Gjatë sesioneve të paradites, pjesëmarrësit:
1- zhvilluan një sesion mbi komunikimin dhe të folurin në publik, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të zërit të të rinjve në lëvizjen sindikale;
2- prezantuan punën e përgatitur gjatë ditëve të trajnimit, duke ndarë ide dhe praktika për forcimin e organizatave sindikale;
3- diskutuan mbi ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në botën e punës dhe sfidat e mundësitë që ajo sjell për lëvizjen sindikale.
Një tjetër ditë e vlefshme që kombinoi mësimin, bashkëpunimin dhe ndërtimin e një rrjeti të fortë ndërkombëtar.


