Me 25.03.2021 u zhvillua takimi online i konstituantes EPSU per Evropen Juglindore.
Ne takim u raportua rreth problematikave te ndryshme qe kane hasur punonjesit e sherbimeve publike te vendeve respektive pergjate kohes se pandemise.
Sekretari Pergjithshem i FSPISH , z. Taf Koleci, ne fjalimin e tij, referoi per sektorin energjitik publik dhe privat ne problematikat e ndryshme social-ekonomike me te cilat hasen punonjesit, ku theksoi qe situata pandemike ne te gjithe boten ka sjelle veshtiresi ekonomike dhe Vendimi i padrejte te Qeverise, i cili ndaloi dhenien e shperblimit te fundvitit dhe 8 Marsit ne kompanite energjitike publike, duke shkelur Kontraten Kolektive te Punes dhe Kodin e Punes, ka sjelle zhgenjim dhe pakenaqesi tek punonjesit qe jane prekur.
Gjithashtu , ne takim , krahas vendeve te tjera respektive, u referua rreth proçesit te vaksinimit dhe ecurise se tij ne Shqiperi.
Nje raport me i detajuar iu dergua EPSU-s, per ti njohur me me detaje rreth kauzave te diskutimit ne mbledhje!
FSPISH
MARS 2021