Ministria e Financave dhe Ekonomisë me mbështetjen e projektit SANECA zbatuar nga GIZ dhe në bashkëpunim me EMA zhvilloi sot sesionin e informimit me grupet e interesit për ngritjen e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për kapitujt 1, 3, 20 dhe 28. te integrimit EU.
Sesioni i informimit u zhvillua miks per efekte te pandemise #Covid19, në platformën ZOOM
Aktorët jo-shtetërorë u informuan për Platformën e Partneritetit si instument dialogu me qeverinë për procesin e integrimin dhe angazhimin e tyre në përgatitjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërise në Bashkimin Evropian.
Të pranishëm nga Ministria e i Financave dhe Ekonomisë, ishte Zv. Ministri, Z. Besart Kadia, Sindikatat perfaqesoheshin nga KSSH, ku ne salle ishin Presidenti i KSSH-se Z. Kol Nikollaj dhe Zv. Presidentja e KSSH-se Znj.Anisa Subashi, ndersa on-line takimi u ndoc edhe nga Sekretaret e Pergjithshem te Federatave Z. Taf Koleci Znj. Suzana Lulaj dhe Znj. Jona Vina.
Takimi u menaxhua nga përfaqësues të projektit SANECA që financohet nga qeveria federale gjermane dhe zbatohet nga GIZ, si dhe ekspertë lokalë me përvojë në çështjet e BE-së.