KSSH pergatiti dhe shperndau tek anetaresia e saj ne vendet e punes botimin ” Rregullat baze per te menaxhuar situaten e COVID-19 ne vendet e punes”.
Ky botim u pergatit nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale te Shqiperise (QTSSSH), nen kujdesin e Znj. Anisa Subashi, Drejtore e QTSSSH, dhe Zv. Presidente e KSSH-se dhe u mbeshtet financiarisht nga ITUC/PERC, nepermjet Projektit ” Union to Union” (U2U) per vendet e Europes Juglindore me mbeshtetje financiare Sindikatat Suedeze.
Kjo dhurate ne prag Krishtelindjesh vjen per puntoret shqiptare me qellim te informoje punonjesit per:
Njohuri te pergjithshme rreth #Covid19.
Simptomat e shfaqjes tij, Si perhapet? Si te parandalojme dhe kufizojme hapjen e tij dhe infektimin ne vendin e punes? Distancimi social, rregullat e perdorimit te maskave, garantimi i higjenes personale e kolektive ne pune. Protokollet e kuqe te Covid-19.
Puna nga shtepia, si nje mundesi mbrojtje dhe parandalimi nga Covid-19. Etj.
Sot ky manual xhepi u shpernda ne te 10 Federatat Sindikale dhe ne 12 Qarqet e vendit me qellim qe brenda kesaj jave te jete ne doren e cdo antari te KSSH-se ne vendet e punes.