INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

20 Korrik 2020 – Mbledhja e Presidences Ekzekutive te KSSH

Tirane 20 Korrik 2020. Ne ambjentet e KSSH -se, ne Kombinat Tirane, u mblodh Presidenca Ekzekutive e KSSH-se.

Presidenca Ekzekutive e KSSH-se diskutoi dhe miratoj te gjitha Projekt-Vendimet qe do ti paraqiten me dt.22.08.2020, Asamblese se Pergjithshme te KSSH-se, e cila do mblidhet ne ambjentet e Hotel Tirana International, ne oren 10:00 te dt.22.08.2020.

Asambleja e Pergjithshme e KSSH-se do te konstituoje te gjitha strukturat statutore vendimmarrëse te KSSH-se te miratuara dhe te vendosura nga Kongresi i 6 i KSSH-se.

Krahas kesaj nje diskutim i veçante dhe i hapur publik do te organizohet nga AP e KSSH-se edhe per situaten postCovid ne vendin tone .Kjo analize do zhvillohet ne menyre kapilare ne te gjitha strukturat e KSSH-se, duke afruar edhe alternative e zgjidhje konkrete per situatat e krijuara, sidomos ato te pa punesise, varferise, protokolleve e masave antiCovid, si dhe riorganizimin sindikal, forcimin e konsolidimin e tij ne te gjithe strukturarat profesionale e territoriale te vendit, si mundesia me e mire per veteorganizimin kolektiv te puntoreve, mbrojtjen e perfaqesimin e tyre si dhe zhvillimin e suksesshem te nje dialogu social-produktiv, e nenshkrimin e kontratave kolektive sa me te suksesshme.

#ksshorganizatedemokratike

#ksshAsamblejaPergjithshme

#ksshSindikateGjeneratesseRe

Share