Në datat 11–12 nëntor, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) mori pjesë në tryezën e diskutimit për zbatimin e Direktivës së BE-së 2022/2041 mbi pagat minimale të përshtatshme.
Në këtë takim, të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe Fondacioni Olof Palme, u diskutuan sfidat dhe mundësitë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane.
KSSH theksoi se paga minimale duhet të garantojë një jetesë dinjitoze. Kontratat kolektive duhet të forcohen. Të drejtat e punonjësve duhet të mbrohen dhe të zbatohen në praktikë.
KSSH vuri në dukje si prioritete kryesore:
- Më shumë transparencë në mbulimin e punonjësve me kontrata kolektive.
- Forcimin e negociatave kolektive sektoriale dhe garantimin e pagesës së drejtë për çdo orë pune.
- Përcaktimin e minimumit jetik mbi bazën e kostos reale të jetesës.
KSSH kërkon dialog social të vërtetë dhe trepalësh. Sindikatat duhet të kenë rol aktiv në vendimmarrje. Qeveria dhe punëdhënësit duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.
KSSH mendon se : “Integrimi europian nuk matet vetëm me ligje dhe standarde. Ai duhet të ndihet në pagat, kushtet e punës dhe jetën e çdo punonjësi.”


