INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Rizgjidhet Vatë Dema në detyrën e Koordinatorit të KSSH për Qarkun Shkodër.

KSSH – Asambleja Zgjedhore Vendore e Qarkut Shkodër.
Analizë e zhvillimeve social-ekonomike dhe sfidave të sindikatave. Rizgjidhet Vatë Dema në detyrën e Koordinatorit të KSSH për Qarkun Shkodër.
Asambleja Vendore e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) për Qarkun Shkodër zhvilloi mbledhjen e saj zgjedhore, ku mori pjesë edhe Presidenti i KSSH-së, Kol Nikollaj!
Gjatë takimit, sindikalistët shkodranë analizuan situatën social-ekonomike, zhvillimet gjeopolitike dhe proceset e integrimit të vendit, duke u ndalur te problematikat konkrete të punëmarrësve dhe sfidat me të cilat përballet tregu i punës.
Në fjalën e tij, Presidenti i KSSH-së, Kol Nikollaj, evidentoi arritjet e Konfederatës dhe kontributin e sindikalistëve shkodranë, veçanërisht në sektorët privatë të ekonomisë. Vëmendje e veçantë iu kushtua konsolidimit të dialogut social dhe nënshkrimit të kontratave kolektive të punës në sektorë të tillë si fasoneria, industria tekstile, ndërtimi dhe infrastruktura, administrata publike etj.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua sfidave të së ardhmes, ndër të cilat u evidentuan:

1- Rritja e çmimeve dhe ndikimi i saj në mirëqenien e punëmarrësve; 2- Zgjerimi i formave të punësimit me nënkontraktim; 3- Punësimi informal dhe ai ndërkufitar; 4- Punësimi i punëtorëve të huaj dhe respektimi i të drejtave të tyre; 5- Ruajtja e standardeve të punës dhe e të drejtave sindikale;6- Përshtatja me format e reja dhe dinamikat në ndryshim të tregut të punës.

Në përputhje me Statutin e KSSH-së, Asambleja Zgjedhore Vendore rizgjodhi Vatë Demën si Koordinator të KSSH-së për Qarkun Shkodër.
Vatë Dema ka një përvojë shumëvjeçare në drejtimin dhe veprimtarinë sindikale në sektorin e arsimit të përgjithshëm parauniversitar. Ai është aktivist sindikal dhe anëtar i zgjedhur i Asamblesë së Përgjithshme të KSSH-së për disa mandate.
Rizgjedhja e tij shënon vijimësinë e angazhimit sindikal në Qarkun Shkodër, me fokus përfaqësimin e punëmarrësve, forcimin e organizimit sindikal, zgjerimin e dialogut social dhe mbrojtjen e të drejtave ekonomike e sociale të punëtorëve.
KSSH – Në mbrojtje të të drejtave të punëmarrësve, për dialog social dhe punë dinjitoze!
Share