INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Pjetër Gjinkola rizgjidhet Koordinator i KSSH-së për Qarkun Lezhë.

Pjetër Gjinkola rizgjidhet Koordinator i KSSH-së për Qarkun Lezhë.
Asambleja Vendore e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) për Qarkun Lezhë zhvilloi mbledhjen e saj, gjatë së cilës analizoi veprimtarinë e deritanishme dhe përcaktoi objektiva konkrete për dy vitet e ardhshme.
Në fokus të diskutimeve ishin konsolidimi dhe zgjerimi i anëtarësisë sindikale në sektorin publik dhe privat, sfidat e tregut të punës, si dhe situata e vështirë social-ekonomike e punonjësve dhe qytetarëve shqiptarë.
Presidenti i KSSH-së parashtroi përpara përfaqësuesve sindikalistë shqetësimet kryesore që lidhen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, pensionet e ulëta, punën e denjë dhe garantimin e sigurisë në vendin e punës. Këto çështje zunë një vend të rëndësishëm në debatin e Asamblesë, duke riafirmuar nevojën për angazhim të vazhdueshëm në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të punonjësve.
Në përfundim të punimeve, Asambleja Vendore e KSSH-së për Qarkun Lezhë rimandatoi Pjetër Gjinkolën në detyrën e Koordinatorit të KSSH-së për Qarkun Lezhë.
Pjetër Gjinkola ka një përvojë dhe kontribut prej disa dekadash në lëvizjen sindikale, veçanërisht në sindikatat e transportit dhe telekomunikacionit. Ai është angazhuar në organizimin kolektiv, veprimtarinë sindikale, si dhe në trajnimin dhe kualifikimin e sindikalistëve.
Rizgjedhja e tij shënon vijimësinë e punës sindikale në Qarkun Lezhë dhe angazhimin për realizimin e objektivave të përcaktuara për dy vitet e ardhshme, në funksion të forcimit të organizimit sindikal dhe mbrojtjes së të drejtave të punonjësve.
Suksese në vijimin e detyrës dhe në përmbushjen e objektivave të përbashkëta!
Share