INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i Rrjetit GLAD (të ETF) për vendet kandidate të BE-së – aktivitet për shkëmbimin dhe përhapjen e njohurive.

Takimi i Rrjetit GLAD (të ETF) për vendet kandidate të BE-së – aktivitet për shkëmbimin dhe përhapjen e njohurive.
Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, si dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH), dhe Hajrush Çollaku, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, morën pjesë në takimin online të Rjetit GLAD, në cilësinë e anëtarëve të Rrjetit dhe Këshillit të ETF. Takimi kishte për qëllim:
– prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimet kryesore që dalin nga puna e Rrjetit GLAD mbi qeverisjen e aftësive në vendet kandidate të BE-së;
– paraqitja e praktikave të mira në lidhje me rregullimet institucionale, dialogun social dhe partneritetet që mbështesin reformat në AFP;
– diskutimi i qasjeve të qeverisjes që forcojnë planifikimin dhe zbatimin e mësimit të bazuar në punë;
– reflektimi mbi përgatitjet e vendeve kandidate për pjesëmarrje në “Bashkimin e Aftësive”;
Anisa Subashi ishte raportuesja nga Shqipërinë, ku cilësoi si një nga më të suksesshim rastin e Komiteteve Sektoriale të Aftësive, që sot janë 4: në Mikëpritje dhe Turizëm, TIK, Energji dhe Bujqësi.
Dha një panorëmë të plotë:
• Mbi modelin e funksionimit, që janë si mekanizëm thelbësor i reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional (ATP)
• Vlera e shtuar që kanë sjellë
• Përfitimet për sistemin
• Shembuj praktikë.
Theksoi se kur flasim për qeverisjen e aftësive, nuk e kemi fjalën vetëm për AFP. Bëhet fjalë për mënyrën se si arsimi, punësimi, biznesi dhe qeveria bashkëpunojnë për të siguruar që njerëzit të zhvillojnë aftësitë për të cilat kanë nevojë ekonomia dhe shoqëria. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Shqipërinë në kontekstin e anëtarësimit në BE.
Në kuadër të procesit të integrimit Shqipëria i ka tashmë strukturat; sfida tani qëndron te pjesëmarrja domethënëse dhe zbatimi.
Pra, mund të them se, nga këndvështrimi sindikal, çështja kyçe nuk është vetëm ekzistenca e këtyre mekanizmave, por cilësia e pjesëmarrjes, qasja në trajnime, mbrojtja e nxënësve dhe punonjësve, si dhe shkalla në të cilën dialogu social ndikon në zbatim.
Share