INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH merr pjesë në Seminarin Teknik të Rrjetit Evropian të ISSA-s.

KSSH është pjesë e Seminarit Teknik të Rrjetit Evropian të ISSA-s, që po zhvillohet në Tiranë, me fokus forcimin e shërbimeve në skemat e pensioneve dhe përmbushjen e nevojave të personave të moshuar.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, ku marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të sigurimeve shoqërore nga vende të ndryshme të Evropës, KSSH përfaqësohet nga
Presidenti z. Kol Nikollaj, njëkohësisht Zëvendës Kryetar i Këshillit Administrativ të ISSH-së.
Seminari përbën një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira evropiane mbi reformat e pensioneve, modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve, mbrojtjen sociale dhe aksesin e qytetarëve në shërbimet e sigurimeve shoqërore.
KSSH, nëpërmjet përfaqësimit të saj në strukturat drejtuese të ISSH-së dhe angazhimit të vazhdueshëm në dialogun social, do të vijojë të kontribuojë në mbrojtjen e interesave të punëmarrësve, pensionistëve dhe të siguruarve, duke kërkuar që çdo reformë në fushën e sigurimeve shoqërore të mbështetet në dialog, transparencë dhe interesin e qytetarëve.
Një sistem i qëndrueshëm i sigurimeve shoqërore kërkon dialog social, përgjegjshmëri institucionale dhe shërbime që vendosin qytetarin në qendër.
Share