Tiranë 14 shtator 2026- Mbledhje e Presidencës Ekzekutive (të zgjeruar) të KSSH.
Në selinë e KSSH u mblodh PE e KSSH (e zgjeruar) e cila shqyrtoj situatën organizative të KSSH-së dhe miratoi projekt-vendimet që do t’i paraqiten mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KSSH-së e cila do mblidhet sipas Statutit të KSSH-së me datë 18 shtator në Tiranë
PE (e zgjeruar) miratoi një Platformë konkrete ndryshimi dhe përmirësimi të gjithë aktivitetit të KSSH-së. Kjo Platformë synon forcimin e organizimit në bazë, përmirësimit dhe konsolidimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të antarsisë sindikale, si dhe rritjen e rolit të sindikatës në mbrojtjen dhe përfaqësimin dinjitoz të punëmarrësve. Platforma e ndryshimit dhe konsolidimit organizativ dhe financiar të KSSH-së, e cila do miratohet nga AP e KSSH me datë 18 shtator mbështetet në disa shtylla kryesore.
- Rritja dhe zgjerimi i antarsisë sindikale.
- Forcimi i organizimit dhe funksionimit në bazë.
- Zbatimi i Statutit, rregulloreve dhe gjithë vendimmarrjes nga të gjitha strukturat sindikale.
- Zhvillimi ritmik i zgjedhjeve në bazë dhe plotësimi i vakancave sipas Statutit të KSSH-së.
- Përmirësimi i situatës ekonomike dhe administrimit financiar.
- Angazhimi më aktiv i Sindikatave në mbrojtjen dhe përfaqësimin e punëmarrësve.
- Rritje dhe performancë në komunikim dhe transparencë në çdo vendimmarrje.
- Përgjegjësi dhe llogaridhënia sipas Statutit të KSSH nga të gjitha strukturat sindikale.
Kjo platformë ka për synim: Një KSSH më të fortë në organizim dhe përfaqësim, më të madhe në antarsi, më e qëndrueshme ekonomikisht, më demokratike në funksionim dhe më aktive në efektive në ballafaqimet me punëdhënësit dhe strukturat shtetërore e publike.


