INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH dhe ILO: Bashkëpunim i mëtejshëm për dialogun social dhe punën e denjë

Shtatori nis me takime!
Në ambientet e reja të KSSH-së mirëpritëm znj. Zhulieta Harasani, Koordinatore Kombëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Shqipëri, në një takim pune në në ambientet e reja të Shtëpisë së Sindikatave në Tiranë ku diskutuam mbi prioritetet dhe angazhimet e muajve në vijim, mundësitë për iniciativa të përbashkëta dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet KSSH-së dhe ILO-s.

🗣️Gjatë takimit diskutuam mbi sfidat kryesore të dialogut social në Shqipëri dhe nevojën për forcimin dhe rritjen e efektivitetit të tij, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). KSSH ndau eksperiencën dhe perspektivën e saj mbi realitetin e marrëdhënieve të punës dhe sfidat me të cilat përballen punëtorët dhe sindikatat në sektorë të ndryshëm.

🎯 Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu hartimit të Programit të ri për Punën e Denjë për Shqipërinë 2027–2031 (DWCP), i cili do të kërkojë angazhimin trepalësh të partnerëve socialë dhe institucioneve publike. Në këtë kuadër, KSSH shprehu gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në përcaktimin e prioriteteve dhe kthimin e tyre në ndërhyrje konkrete në interes të punëtorëve. Programi i ri DWCP 2027–2031 do të ndërlidhet gjithashtu me Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2027–2031, të nënshkruar së fundmi nga Qeveria e Shqipërisë dhe agjencitë e OKB-së.

Një fillim shtatori me ide të reja, angazhime të përbashkëta dhe një partneritet që vazhdon!
Share