Takimi për grupin e punës për Kapitullin 23-Shërbimet Dixhitale në Shqipëri në kuadër të procesit të negociatave-Qeverisja e DSA, të Drejtat Themelore dhe Koordinimi institucional.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë përfaqësohen nga:
–Ueda Mici, Anëtare e Presidencës Ekzekutive të KSSH dhe
-Anisa Qose, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Bujqësisë, Ushqimit, Pylltarisë, Peshkimit dhe Ambjentit të Shqipërisë (Juriste) mori pjesë në takimin e organizuar nga EMA dhe AKEP, në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian,
Takimi kishte fokus se si mund të përgatitet Shqipëria për zbatimin e Aktit për Shërbimet Dixhitale (DSA).
Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i EMA, theksoi rëndësinë e krijimit të një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, sektorit privat, shoqërisë civile, partnerëve social dhe aktorëve të tjerë të interesit, duke nënvizuar se tryeza synon jo vetëm shkëmbimin e informacionit, por edhe hartimin e rekomandimeve konkrete për mbështetjen e procesit të transpozimit dhe zbatimit të DSA-së.
Në takim u informua mbi kuadrin ligjor, harmonizimin e legjislacionit shqiptar me Aktin për Shërbimet Dixhitale të BE-së (DSA) dhe forcimin e kuadrit institucional për zbatimin e tij, si dhe sfidat që lidhen me transpozimin e DSA.
Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e DSA për Shqipërinë, me fokus te:
1- Mbrojtja e përdoruesve dhe të drejtave themelore në mjedisin online;
2- Rritja e transparencës së platformave dixhitale;
3- Menaxhimi i rreziqeve sistemike në hapësirën dixhitale;
4- Krijimi i mekanizmave efektivë të qeverisjes dhe zbatimit.
Procesi i përafrimit me DSA nuk është vetëm një detyrim në rrugën e integrimit evropian, por edhe një mundësi për të ndërtuar një mjedis dixhital më të sigurt, më transparent dhe më gjithëpërfshirës për qytetarët shqiptarë. Roli i sinfdkatave, shoqërisë civile dhe i aktorëve jo-shtetërorë mbetet thelbësor për të garantuar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt interesit publik.


