INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Programi ndërkombëtar i trajnimit ITUSA 2026.

29.06.2026 ŌGB, Viena- Austri
Nisi në Vjenë programi ndërkombëtar i trajnimit ITUSA 2026 – Vienna Young Leaders!
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) përfaqësohet në këtë program nga Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rinisë për projektin Marrëdhëniet e Punës në Rajonin e Danubit (LRDR) dhe anëtare e Komitetit Rinor të ITUC-PERC.
Dita e parë e trajnimit u përqendrua në:
historitë frymëzuese të lidershipit të pjesëmarrësve;
rolin e sindikatave në mbështetjen e punëtorëve të rinj dhe nevojave të reja të tregut të punës;
nevojën për një Kontratë të Re Sociale dhe mbrojtjen e demokracisë;
zhvillimin e lidershipit demokratik dhe përfaqësues në organizatat sindikale;
shkëmbimin e përvojave me të rinj sindikalistë nga vende të ndryshme të botës.
Përmes pjesëmarrjes në këtë program, KSSH vijon të investojë në fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e lidershipit sindikal dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të projektit LRDR.
Share