INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Krenari dhe mirënjohje për miqësinë sindikale shqiptaro-amerikane.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) pati nderin të marrë pjesë në Konventën e AFL-CIO, organizatës më të madhe dhe më të fuqishme sindikale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fakti që nga i gjithë rajoni i Ballkanit në këtë ngjarje të rëndësishme sindikale u ftuan vetëm sindikatat shqiptare, përbën një vlerësim të lartë për punën, seriozitetin dhe kontributin e lëvizjes sonë sindikale. Kjo është një krenari e veçantë për KSSH-në dhe për të gjithë sindikalistët shqiptarë.
Në këtë Konventë, shprehëm urimet tona më të përzemërta për rizgjedhjen e motrës sindikaliste Liz Shuler në krye të AFL-CIO, duke vlerësuar lidershipin e saj të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar.
Mirënjohje të thellë për AFL-CIO dhe Solidarity Center për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KSSH-së në edukimin, formimin dhe fuqizimin e brezave të rinj të aktivistëve sindikalë shqiptarë.
Burimi i këtij bashkëpunimi të shkëlqyer nuk është vetëm solidariteti sindikal, por edhe miqësia dhe vëllazëria shekullore ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan. Një miqësi e ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe respektit të ndërsjellë.
Shqiptarët krenohen me miq të tillë dhe kanë besim se, së bashku me partnerët tanë strategjikë amerikanë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të begatë për punëtorët, familjet dhe kombin tonë.
Solidariteti sindikal nuk njeh kufij!
Share