Takim pune në DPSHTRR me Drejtorin e Përgjithshëm Z.Kreshnik Bajraktari. Në këtë takim parashtruam problemet që shqetësojnë autoshkollat në lidhje me programin e ndihmës së shpejtë si dhe parashtruam kërkesën tonë si grup interesi që ka qënë konstante për formalizimin e këtij aktiviteti dhe krijimin e kushteve të barabarta ligjore midis subjekteve të autoshkollave.
Ne theksuam:
– Kërkesën e vendosjes së një çmimi minimal fiskal të programit mësimor të teorisë dhe praktikës në autoshkolla.
– Pagesën për shërbimin kandidatët ta kryejnë në bankat e nivelit të dytë dhe regjistrimi në DPSHTRR të bëhet online.
Nga Z.Bajraktari morëm premtimin se do të angazhohet për ta përmirësuar sa më shumë të jetë e mundur punën në këtë sektor kaq të rëndësishëm për sigurinë rrugore dhe qytetarët.


