INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i Komitetit Rinor të PERC

12–13 Mars 2026 – ITUC, Bruksel
Takimi i Komitetit Rinor të PERC
Komiteti Rinor i PERC-it, pjesë e të cilit është edhe KSSH përmes përfaqësimit të saj nga Dirida Nikollaj (Koordinatore e Rinisë në KSSH), zhvilloi takimin e radhës në Bruksel, në një moment kyç për lëvizjen sindikale në Europë.
Takimi nisi me pjesëmarrjen në marshimin e sindikatave në Belgjikë kundër politikave shtrënguese, në shenjë solidariteti me punëtorët dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre
Gjatë punimeve:
1- U diskutuan prioritetet e PERC për vitin 2026 dhe roli i rinisë në këto procese, me pjesëmarrjen e Anton Leppik;
2- U zhvillua një sesion informues me studentët e programit GLU, të cilët ndanë eksperiencat e tyre akademike dhe sindikale.
3- U zhvilluan diskutime të detajuara mbi propozimet dhe prioritetet për mbledhjen e ardhshme të Komitetit Rinor të PERC, e cila do të shënojë edhe zgjedhjet për mandatin e ri 2-vjeçar, duke përfshirë temat kryesore, raportet për t’u prezantuar dhe rishikimin e termave të referencës.
4- U diskutuan fushatat dhe strategjitë organizuese të ITUC-PERC, së bashku me Todd Brogan, Drejtor i Organizimit dhe Fushatave, si dhe mënyrat konkrete të angazhimit të të rinjve në to.
Pjesëmarrja në këtë takim përforcon angazhimin e KSSH për fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e rolit të tyre në lëvizjen sindikale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Share