INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i Komitetit Rinor të PERC me temë “Digjitalizimi në jetën sindikale sot dhe në të ardhmen”.

Znj.Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit Rinor të KSSH-së dhe Anëtare e Komitetit Rinor të PERC, mori pjesë në workshop-in e Komitetit Rinor të PERC me temë “Digjitalizimi në jetën sindikale sot dhe në të ardhmen”.

Ky takim u hap me fjalën përshëndetëse të Presidentit të OPZZ, z. Piotr Ostrowski, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në lëvizjen sindikale.
Fokusi i takimit kishte të bënte me ndikimin e digjitalizimit, AI, ndikimi i teknologjive të reja tek puna e punonjësve, ruajtja e vendeve të punës, sfidat e Sindikatave, etj.
-Gjatë takimit pati disa prezantime të pjesëmarrësve:
Z.Nikola Bobić dhe Znj.Dirida Nikollaj, (Koordinatore e Rinisë për KSSH), të cilët prezantuan temën mbi ndikimin e AI dhe punës së pasigurt, duke sjellë perspektiva mbi sfidat dhe mundësitë e reja të epokës digjitale.

-Pjesëmarrësit ndanë përvoja kombëtare mbi zhvillimet teknologjike dhe ndikimin e tyre në botën e punës dhe në organizimin e punëtorëve të platformave.

-Marieke Koning (ITUC) prezantoi tendencat globale të punëtorëve të platformave dhe mënyrat si është bërë organizimi i tyre në vende të ndryshme të botës.

Workshop-i u mbyll me diskutime mbi prioritetet e ardhshme të Komitetit Rinor dhe mënyrat për forcimin e rrjeteve rinore sindikale në Evropë.

Share